+ 21°C
Mirdita Turistike

Guva e Piktogrameve

Guva e piktogrameve pranë kalasë antike të Matrizës në Rubik, një ndër monumentet më të rëndësishme të artit shkëmbor në Shqipëri. Read More
See more information

Guva e Piktogrameve

Sipas arkeologëve, veprat e artit shkëmbor janë krijime të popullsive me jetëgjatësi banimi në të njëjtat territore, d.m.th. të popullsive autoktone. Sipas arkeologut Muzafer Korkuti, piktura e Rubikut është vepër e popullsisë protoilire, paleoilire ose një substrati etnokulturor më të hershëm, të po atij territori ku në epokën historike jetonin ilirët e jugut. Piktura i përket periudhës 4000 – 2000 vjet para L. K.

Piktura prehistorike e Rubikut, nuk është e vetmja në krahinën e Mirditës, pasi vitet e fundit janë identifikuar gjurmë të artit shkëmbor në Malin e Shenjtë në Orosh. Gjurmë të artit shkëmborë janë identifikuar edhe në Blinisht, Konaj, etj. Në zonën e Fanit, në afërsi të kalasë antike të Andërfajt, është ruajtur deri vonë një shpellë që në muret e brendshme të saj kishte incizime rupestre (vepra të artit shkëmborë).
Këto monumente të artit shkëmborë, janë dëshmi shumë e rëndësishme e hershmërisë sonë në këto troje!
Mirdita ruan në gjirin e saj monumente me vlera të rralla të historisë sonë kombëtare!


Reviews

( 0 )
based on 0 reviews
Quality
( 0 )
Location
( 0 )
Service
( 0 )
Prices
( 0 )
Ambiance
( 0 )

    There are no reviews yet.