+ 6°C
Mirdita Turistike

Kisha e Shen Aleksandrit, Orosh

prova teknike Read More

Kisha e Shen Aleksandrit, Orosh

Abacia e Oroshit ka qënë një nga qendrat benediktine kishtare më të famshme të vendit e më gjerë. Sfinksi monumental dhe kryekre i lashtë i katolicizmit në mbarë trevën. Ndoshta këtë tempull e themeloi ndonjë nga shenjtorët shqiptarë që u sakrifikua aty, siç na bën të mendojmë ndonjë gojdhënë.

Kisha e Shen Aleksandrit, Orosh

Sipas një studimi të botuar në revistën “Leka” në vitet 40-të, në Malin e Shenjtë të Oroshit, në shek. XII-XIII, ishte një ndër qendrat kishtare më të rëndësishme të trojeve shqiptare. Në studim përmenden shumë objekte kishtare, një kështjellë dhe prona të shumta që administroheshin nga abacia benediktine e Shën Llezhdrit. Pra një qytet i mirëfilltë i kohës.
Abacia e Shën Llezhdrit ishte abaci mitrale (d.m.th abatët e saj kanë qënë ipeshkëv të Arbërisë), seli peshkopale e Peshkopatës së Arbërit. Vend nderimi dhe pelegrinazhesh për të krishterët e krahinës e më gjerë. Qendra shpirtërore, politike dhe ekonomike e krahinës së Mirditës. Ka luajtur
një rol shumë të rëndësishëm në proçeset historike e etnokulturore të saj. Pritëse e shumë kuvendeve krahinore dhe mbarë krahinore.
Mali i Shenjtit mbi Orosh ka qënë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë jo vetëm të krahinës, por edhe më gjerë, që tregon për rëndësinë, emrin që kishte abacia e atjeshme dhe rolin e saj në histori.

Reviews

( 0 )
based on 0 reviews
Quality
( 0 )
Location
( 0 )
Service
( 0 )
Prices
( 0 )
Ambiance
( 0 )

    There are no reviews yet.