+ 6°C
Mirdita Turistike

Gjergj Marku, 30 vjet impenjim ne media

I dashur mik/e,
aty ku mund te ndihemi komod si “miq te rrjetit”!…

8 December, 2018
10:00 A.M. - 00:00
See more information
Time left:
days
hours
minutes
seconds

Gjergj Marku, 30 vjet impenjim ne media

Meqe ka afro 10 vite, qe jam nje prej tokesoreve te “popullit te rrjetit” ne komunikim frekuent te perçdoditshem, thjeshte do doja te ndaja nje njoftim per javen qe vjen, pikerisht te shtunen e 8 dhjetorit, aty nga ora 10.00 ne Tirane tek Muzeu Historik ne Tirane. Le te ndajme ca çaste sebashku.
Tre dekada me pene ne dore si lajmes publik qe nga epoka e makines se shkrimit, bocave me shkronja plumbi neper linotipe, e me pas ne tastieren e kompjuterave me diskete; dhe deri tek teknika dixhitale e avancuar; nga teknikat pothuaj primitive te komunikimit e deri tek ky marramendesi i portaleve dhe rrjeteve sociale qe po perjetojme. Por mbi te gjitha 3 dekada perpjekje per te mbet, me se pari, NJERI me anen HUMANE ne asht!
Shume pak fjale, nje tokje gote me vere Mirdite dhe natyrisht edhe nje sajdi me etnofolk nga treva. Ama, gjithçka sa ma thjeshte, krejt natyrshem, pa tam-tame, aty ku jam munduar ta ruaj me kryeneçesi “habitatin tim” prej publiçisti modest nder vite!